Saturday, December 27, 2025
BallinaLajmeRegjistrohen mbi 3 mijë e 200 raste me virusin korona

Regjistrohen mbi 3 mijë e 200 raste me virusin korona

Ministria e Shëndetësisë (MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), informon se janë konfirmuar 3206  raste të reja me virusin korona në vend.


Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës.
Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 7.866 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 11.883 testime, 3.206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 357 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.247.
Në total numri i rasteve aktive është 15.247.

Më poshtë njoftimi i plotë nga MSH

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT