DIKUSH E NXIU
Ajo kishte duar të bardha
nuk e di kush ia nxiu
më pas, fytyra iu bë e zezë
kush ja nxiu nuk e di
trupi prej shkumbe të bardhë
iu vesh me të zezën futë
nuk e di kush e nxiu
mbase, kuajt e zi
që kalërojnë me egërsi
nuk e di
kush ja hedhi
të zezën mbi të bardhën
të gjorës
ia shlyen gjithë të bardhat.
Thonë, se vetë e zuri të zezën
për të kalëruar natën pa u parë.
