Monday, March 2, 2026
BallinaVitrina e libritRemzi Limani-HESHTJE

Remzi Limani-HESHTJE

HESHTJE

Në ty gjeta heshtjen time,
një heshtje gjëmë e lëshuar.
Në atë heshtje shihja një fushë,
një fushë pa asnjë pullë mbërthyer,
vetëm një trup peme të zemëruar.


Në ty gjeta heshtjen time dhe
një lëpjetë që përkundte vajin tim,
një vajë burri derdhur mërzie.


Në ty gjeta heshtjen time dhe kalendarin hënor, një orë zalli mbi një sfond drite, një unazë argjendi dhe një dorezë nuseje prej dantellave.
Pastaj, hyra në një shtëpi të mbuluar me një qilim dasmash.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT