MOS U DEH I VETËM
Mos e duaj dehurinë e vetmuar.
Dehjen duhet cakërruar me dikë,
duhet veshur buzëve të ndara në dysh.
Prandaj, nuk duhet pirë me sy bosh,
duhet parë një sy të qeshur për t’u
mbuzur me hijeshitë e hazërta për ta përqafuar dehjen tënde.
Pra, gjithësesi, duhet të jetë dikush në dritaren tënde të hapur.
Mund të ketë diku një zë i denjë që digjet në ty.
Pse jo, mund të jetë edhe një lehje qeni,
sall mos të jesh fillikat me dehurinë tënde,
pastaj mund të këndosh edhe një këngë të ç’thurur.
