Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritRemzi Limani-NËN VELADON NATE

Remzi Limani-NËN VELADON NATE

NËN VELADON NATE

Sot mungon drita
ose
dita është veshur me veladon nate
dhe nuk dukej gjë,


sall një teh prese e mprehur
që vezullon nëpër vijën e dëgjimit të humbur.
Nuk e di
çfarë maske do të veshë mëngjesi?


Nëpër një fije zëri të mbytur
ka shumë zemra të thyera,
qytetet po shemben
me trishtim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT