PIKË HABITORE
Pa pamjen tënde, qiejt duken bosh.
Çdo gjë duket e shlyer me të ftohtë,
akund asnjë fragment floku i varur.
Nata e pagojë zbret pikë habitore,
asnjë yll të përkundet mbi kaptinën e gjumit.
Kështuqë, nata kapërcen në heshtje,
në një largësi të barabartë mes dy pamjeve,
qielli dhe toka flejnë mbi një rrasë guri.
