Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritRemzie Gashi Tema-Një bahçe të madhe me lule

Remzie Gashi Tema-Një bahçe të madhe me lule

Një gonxhe të një luleje
si nëna fëmijën e përkëdheli
e me hukatjen e frymës së shpirtit
ia shkrij borën e akullin e dimrit përherë,
se aq fort unë e due.

Në ma jepni një lule,
unë një vazo plot e përplot me gonxhe
ty u çelë e nisi për juve.

Në ma falni një vazo
ku pranverat e djellta të më çelin
mbi kryet e mbuluem,
një bahçe të madhe për ju unë e mbjell
që ta keni për krejt stinët pas meje
përherë duke çelë
kur unë të kem shkue.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Hubert Church

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll