Sa herë n’brigjet arbërore turreshin dushmanët,
Bëheshin bashkë fiset, në ballë prinin dardanët.
Ngriheshin trimërisht n’këmbë me kama e huta.
Këngët u buçisnin, dhe zjarr u shkrepte pushka,
Vërsuleshin si shqiponjat nga shkrepat në lugina,
Rrufeshëm e kapnin armikun, sa u ndihej virrma.
Nëpër shkëmbejë e male, s’tundeshin ditë e natë.
Qëndronin të papërkulur në përballjet shtrëngatë.
Burrat në beteja lufte, pushkën e mbanin në faqe,
Në altarin e lirisë binin, që populli të jetoj në paqe.
Krismat përshkonin malet, gjëmimi trazonte detin,
Sikur jehona e kushtrimit, fjala përcillte amanetin.
