Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritRexhep F. Morina-LIRISË I DHANË JETË

Rexhep F. Morina-LIRISË I DHANË JETË

LIRISË I DHANË JETË
(Dëshmorëve Mujë Krasniqi e Beqir Gashi, dhe dyzetë të rënëve në betejën e Pashtrikut me 14.12.1998)

Nga Hasi në Has udhëtonin luftëtarët,
Secili në shpinë, të rëndë e kish barrën.
Dhjetori ishte i ftohtë, me acar kallkan,
Bjeshkës së Pashtrikut, ecte një karvan
.
Barra tyre rëndonte, me halle të mëdha,
Municion e armë po bartnin me krahë.
Krahët e fort shkëmb, e zemrat si çelik,
Ta flaknin robërinë dhe të egrin armik.

Të gjithë luftëtarët, mbronin një qëllim,
Vetëm liria e atdheut për ta kish kuptim.
Kolona marshonte nëpër shtigje bjeshke,
Hijet lëviznin me sinjale të mistershme.

Pararoja vazhdonte tek Likenet e Hasit,
Aty korbë zezat ia kishin vënë grackën.
Çlirimtarët ndeshen me armiq përballë,
Atë çast në dy anë, armët shkrepin zjarr.

Lufta në grykë mali e ashpër shpërthen,
Shoku e kërkon shokun, aty pran të jenë.
Kundër hasmit në betejë u duhet guximi,
Të luftojnë trimërisht, e të çahet rrethimi.

Armët shkreptijnë, zjarrin se pushojnë,
Bijtë e bijat viganë t’pa epur qëndrojnë.
Mujës e Beqës u jehon pushka si kënga,
Thonë bini mbi armiq, e tu bëhet gjëma.

Trimat thirrin fort, pushkët u qëllojnë,
Krismat si melodi, aty fort kumbojnë.
Tytat villnin zjarr dhe digjnin si flakë,
Nata terr e akull, ndal karvanin e gjatë.

Pushka e Mujës hesht, kur i bie nga dora,
Në tërë Lugun e Zi me gjak skuqet bora.
Me gjak heronjsh, që bashkë ranë dyzetë,
Ata me jetën e shtrenjtë, lirisë i dhanë jetë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT