Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritRexhep Halimi-N Ë R R E T H

Rexhep Halimi-N Ë R R E T H

N Ë R R E T H

Sillem
E mbështillem
Në rreth
Me hijen


Eci
Lëvizi
Kthehem
E ndalem


Hija nuk shkëputet
Nga trupi
Pas më vjen
E më del para


Ti hija ime
Në rreth
Me mua
Sillesh e mbështillesh


Ecën e nuk ndalesh
Në rreth
Kur të flej në gjumë
Do mbetesh pa mua


Ti hija
E rrethit tim
Hija e trupit tim
A do jetosh pa mua


Unë e ti
Jemi dy
Qenka kjo lojë
Për të dy

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT