Ecje do të thotë
zgjim forcash të reja,
mirësi e dukshme te syri
mirëqenie e vertetë mendimesh
urtësi ndriçuese tek fjala
mushkëri të fuqishme jete,
zogjë gëzimesh në pemë
lule zemre në shpresë
pamje të kaltra mbi male
ëmbëlsi ëndërrash mbi dallgë deti
freski frymëzimesh të furishme,
mbremje dhe mengjese bjeshke…