Anija po mbytet
Ndërsa ne zihemi me veten tonë
Çfarë seksi janë perenditë
Që u lutemi të na shpëtojnë.
Anija po fundoset
Ndërkohë ne vritemi mes nesh
A janë a s’janë të virgjër zotat
Që duhet të na shpëtojnë.
Kufomat e ëndrrave tona
Notojnë drejt brigjeve
Nga t’i çojë era e fatit të keq…
(Nga libri Qyteti i lutjeve, Rexhep Shahu)