Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritRexhep Shahu -ASGJË S’KA MBETË NGA UNË ATJE

Rexhep Shahu -ASGJË S’KA MBETË NGA UNË ATJE

Agjë s’ka mbetë nga unë atje
Veç hijen time dhe aromën
Gjen udhëve, ëndrrave ku
Dallëndyshja ngre fole


Në parvazin e shtëpisë, patjetër,
Shpirti im dallëndyshe
Këndon mallin e vjetër.

Vdekja e vitit
Mbeshtete ne duart e mia ky vit po jep shpirt
po shuhet e tretet po me vdes ne duar
me nje buzeqeshje te trishte ne fytyre.


Viti vdes, une qaj tek celet dera t’ia nxjerrin arkivolin
neper nate per ne varrezen e braktisur te viteve
Viti vdes dhe hijen ia shkelin e peshtyjne
sic peshtyjne fjalet, endrrat e shpresat e mia.


Perseri shkruhen fjale te reja e mendime te vjetra
njerzit lumturohen me mashtrime perseri
harrohet vdekja e vitit, nuk jetohet jeta
dhe me vdes prape ne duar viti i ri.

NJË URË PËR TE VETJA
Kam një jetë që mundohem
Të ndërtoj një urë
Që më lidh me veten time të vërtetë.


Natën e ndërtoj, ditën ma shembin.


Sidomos tani që s’mund të fluturoj
Më duhet domosdo ura për te vetja.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT