Wednesday, December 24, 2025
BallinaSportRezultat historik për Kosovën, Islam Selmani shpallet nënkampion i botës në karate

Rezultat historik për Kosovën, Islam Selmani shpallet nënkampion i botës në karate

Karateisti kosovar, Islam Selmani, është shpallur nënkampion i botës në kategorinë deri në 60 kilogramë, në Kampionatin Botëror të Karatesë që po mbahet në Kajro. 

Në finalen e madhe, Selmani u përball me turkun Eray Samdan, një prej emrave më të fortë të këtij sporti në skenën ndërkombëtare, ku pas një dueli të fortë, ai u rendit i dyti në botë duke fituar medaljen e argjendtë, raporton Klankosova.tv.  

Derisa një ditë më herët, Selmani kishte shkëlqyer në gjysmëfinale, ku siguroi një fitore dominuese 9:1 ndaj karateistit nga Uzbekistani, Mekhriddin Turakhonov. 

Selmani u bë karateisti i parë që fiton medalje të argjendtë botërore, duke shënuar njëherit njërin prej sukseseve më të mëdha në histori të sportit tonë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT