Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritRifat Ismaili -AH, KJO ZEMRA IME

Rifat Ismaili -AH, KJO ZEMRA IME

Zemra ime është
një pellg me ujë.
Atje jashtë mërdhin,
kur flokët e borës
brenda meje shkrijnë.
Në verë
nga dielli zhuritet,
rrezet e godasin
pa pasur mëshirë.
Zemra ime është
një pellg krijuar nga lotët.
Pasqyrë gëzimi që shfaqet
si hiret e fshehura të gruas.
Një kupë pikëllimi
rrëzuar nga duart.
Oh, zemra ime është
një sy i qielltë ngulur
në faqet e fishkura të tokës.
Fle e përgjumur
dhe në heshtje ankohet.
Një zog me krahë më përshkon
duke ngritur rrathë të vegjël
brenda ujit.
Më pas ujërat i turbullon
një kope derrash të tërbuar.
Zemra ime është
Një pellg i vogël uji
Në heshtje shiun pret.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT