Si të shkruaj për ty, Kosovë
Të justifikohem për mosardhje tek ti?
Nuk mund të të hiqem si shenjtor
Të kam lënë pas dore, e di.
Të them , po ja, ky emigrim i gjatë
Kohë s’po më jep të udhëtoj…
Të puth mantelin tënd të artë
Ti bie trojeve të tua kryq e tërthor
.
Të dehem me aromë fushash
këmbët në ujëra lumenjsh ti lag
Çatitë e shtëpive të tua, ti dua
të dua çdo rrugicë e çdo prag.
Të të mbroj, nënë kreshnikësh
Nga armiq të shumtë të bëj rojë
Të ruajmë shenjtërinë tënde
Kur mjegullat të të mbulojnë.
