Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritRifat Ismaili -RIKTHIMI

Rifat Ismaili -RIKTHIMI

RIKTHIMI

Jam rikthyer në mrekullitë e së shkuarës.
Duke ecur lehtë në pyjet e kujtesës,
lindin prej meje kujtime e shira,
e ndjehem i lirë prej vetes.


Flas shpesh me jetën dhe vdekjen,
sikur të prekja një bimë të gjelbër.
Fjalët e mia humbin nëpër qiell,
në krahët e yjeve, engjëjve

.
Më duket se kam hyrë në mrekullinë e mendimit.
Shiu luan me mendjen time.
Dhe jeta si një çupëz vizaton
ylbere shpresash të paarritshme…


Vuaj në vetmi për gjëra që s’ më takojnë mua.
Mund t’u dhuroj sëpaku, një vështrim pa shpirtvogëlsi?
Aq sa të mundem, të këndoj, të dehem e të dua,
se jeta s’ paguan asnjeri!…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT