SHKRUAJ LETRA
Kam shumë letra
për të shkruar…
I shkruaj karvanit të reve
që shkojnë në dasmën e shiut.
Të dashurës që nën shi
studion Makbethin para pasqyrës…
Dhe gjuetarëve
tek kërkojnë nëpër pyll
të panjohurën…
Hënës që shtrin duart
drejt diellit të ngrohet.
Vetes i shkruaj në trup;
fjalët që s’ dua ti humb…
Me pendën magjike
zbrazëtinë e mund…
U shkruaj të gjithëve sonte…
