Monday, December 29, 2025
BallinaLajmeRilind Gërvalla pranon se e përdori rrejshëm AKI-në në sulmin ndaj mediave

Rilind Gërvalla pranon se e përdori rrejshëm AKI-në në sulmin ndaj mediave

Drejtori i Televizionit Publik (RTK) Rilind Gërvalla e ka pranuar gabimin e tij për përfshirjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) për lajmin kundër mediave. Reagimi i Gërvallës vjen pas publikimit edhe të audio-incizimit ku fjalpërfjalë dëgjohet duke përmendur AKI-në në lajimin e Slobodna Bosna.

Drejtori i TV në RTK i dërguar nga Vetëvendosje, Rilind Gërvalla, ka pranuar se e ka përdorur rrejshëm AKI-në në lajmin ku sulmoheshin ashpër Nacionale e Periskopi, për gjoja media të blera nga shteti serb.

“Po e përsëris, AKI nuk ma ka përgatitë e as derguar lajmin, sepse ai ka qenë i botuar në një medium tjetër dhe nëpër mediume tjera që nga mëngjesi, pra ka qene lajm publik. Unë krenohem për bashkëpunimin me organet e sigurisë dhe intelegjences dhe këtë e kam bërë që nga fillet e mia në RTK-së dhe do ta vazhdoj kontributin tim!” – ka shkruar fillimisht ai.

Më tej, ai është kapur në publikimin e audio-incizimit ku dëgjohet qartë duke përfshirë AKI-në në rastin e shkrimit kundër Nacionales.

“Presioni publik më ka detyruar që ta arsyetoj gabimin që e kam bërë duke përmendur AKI-në dhe kam kërkuar dhe ripërsëris kërkimfaljen. Njerëz jemi dhe gabojmë, e si te mos gabohet kur thirresh nga nje pjese e Bordit, mbi kater here brenda pak oresh, si para Prokurorise, per nje ceshtje qe baze ka patur parimin e citimit, e tani e gjitha po del se ai presion mbi mua paska qene qe te regjistrohet pa autorizim nje deklarate e imja nen presion.” – ka shkruar në Facebook

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT