Rita Ora është një nga artistet më të suksesshme dhe prej vitesh është pjesë e tregut muzikor ndërkombëtar. Së fundmi ajo ka ardhur në Shqipëri, ku do të mbajë edhe një koncert para publikut shqiptar.
Gjatë një konference për shtyp para koncertit, Rita ka folur lidhur me bashkëpunimet e saj me artistë të tjerë. Ndër pyetjet që iu bënë ishte edhe raporti i saj me artistet e tjera si Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava max.
Ajo u përgjigj hapur para gazetarëve duke treguar problemin që ka me Duan. Rita tha se “gjërat bëhen në kohën” e duhur, duke shtuar se kur të vijë koha e duhur ajo është “gati.”
“E kuptova këtë. Kur unë fillova në 2011 në 2012 u ndjeva se kisha shumë më shumë presion për ta futur vendin tim në hartën globale dhe mendova që jam e vetmja në atë kohë. Tani jam e çliruar që kam shumë më shumë nga vendi im në fushën time, por edhe në fushat e tjera. Ne kemi shumë talente si ato që përmende, dhe do të ishte një ëndërr për mua që një ditë që të bëhemi të gjitha bashkë, në kohën e duhur. Të gjitha kanë axhendën e ngjeshur, po në kohën e duhur, por mua mund të më llogarisni (po)”, tha Rita.
Kujtojmë se Rita dhe Dua prej vitesh kanë një hatërmbetje me njëra-tjetrën. Aludohet se shkak për këtë është mungesa e mbështetjes nga Rita për Duan kur kjo e fundit ishte në fillimet e karrierës. Me sa duket Dua nuk fal lehtë, edhe pse Rita shprehet se është e hapur për një bashkëpunim./
