Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritRiza Braholli Mborja-Dua të ik nga ky shi sonte

Riza Braholli Mborja-Dua të ik nga ky shi sonte

Dua të ik nga ky shi sonte

Dua të ik nga ky shi sonte
në një vend diku, ku zemra
dëgjohet në çapitjen e një zogu; ai
ecën përmes pyllit fillthi.


Ndalet vetëm një çast,
një çast të gjatë, të gjatë, sa harrimi,
sa zgjat edhe vetmia dhe
të sheh në sy në duhet
të të besojë a jo.


Kam nevojë,
e dua besimin e tij,
e dua gjer në lutje, gjer n’ulurimë,
sa murgu amshimin e dua, ndaj


dua të iki nga ky shi sonte;
në këngën e atij zogu të dorëzohem,
t’i shtroj zemrën të çapitet
mbi të me hapa besimi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT