Sunday, April 12, 2026
BallinaVitrina e libritRiza Braholli Mborja-Mëngjes në Mborje

Riza Braholli Mborja-Mëngjes në Mborje

Dritarja sheh nga perëndimi,
andej nga dielli mëngjeseve
shtron herët një mësallë,
sofrabez ku shpirti çel zogj i pafjalë.


Heshtja hap plasa dhe guaska
e bardhë thyhet; prej aty
del një diell i pangjashëm me tjetër:
pëshpëritje e bardhë.


Një dorë
se grua, se vajzë hap perden; një plakë,
(me nënën m’ngjason) ujit
saksitë me mëllagat e fjalës:
uron e Zotin bekon që është.


Por unë s’jam atje;
më duhet me vete t’i mbart
ato heshtje të përgjuara.


Nuk e di nëse ende ka mbetur ndokush
ta shohë këtë rrëmujë të dashur,
këtë mërmërimë që ajri
me vete e merr
për ta rikthyer në mbrëmje
si këngë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT