Mëri me perënditë
Unë i doja zogjtë.
Më mësonte nëna t’i dua.
Janë melaqé më thosh,
gëzojnë Perëndinë.
Qysh atëherë
kudo ku shoh një pemë
shtroj zemrën mbi degët e saj,
e bëj çerdhe.
Po unë si unë,
rrashë në dashuri me flatrat
e doja edhe vetë të bëhesha zog.
Qysh atëherë
edhe nëna në çerdhen e saj
mbante një mëllënjë
ikur skifterit prej thonjsh.
Krahëzeza i dridhej në sy:
- …bir, mos iu nis qiellit,
është sinor i Atij.
Por unë i doja zogjtë
e dua edhe qiellin, ndaj
përditë
më duhet të ngre luftë
me Perënditë.
