Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritRiza Braholli-Përshpirtje

Riza Braholli-Përshpirtje

Përshpirtje

Një heshtje që zgjon veç përshpirtje…
Çapitjet e erës mbaj vesh…
Ngul nata në fyt një vërritje…
Një bulkth pastaj që më s’rresht…


Ca zëra, ca këmbë që nguten;
Një fshikull që grah e një trok
Dhe dritat, ameba që struken
Në shpirtin platitur si qokth.


Ngul syrin në terrin e thellë
E zemrën e dritës kërkoj
Ku motesh një mokër e vjetër
Më bluan mes gurësh në blojë.


Një heshtje plot psalme, përshpirtje
Si dje, si sot, mijëra vjet
Mih veten për pakëz përndritje
Si prushi nën hi veten tret.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT