Shekujt kur vrisnin motet me re
E zogjtë kur çukisnin krisma për Liri
Bukën me dhjetë kore të mërgimit le.
Kufirin e hekurt ta shembje, kufirin e Zi.
Që gjuha më e vjetër e Evropës
Të mos shuhej, as kroi i ftohtë i gurit.
Gratë të mos hidheshin nga shkëmbi.
Si Argjiroja dikur dhe gratë heroina të Sulit.
Rrënja jonë të mos shkulej
Toka të fliste ilirisht.
Trungu nga erërat të mos tundej.
Gadishulli ynë Ilirik.
Në Kosharen e kufitit tonë të hekurt.
Ballëzjarrtë ti kasnec lirie, Agim Ramadani.
Copëzat e gurit theje, bariu t’mos vritej.
Gjarpëri shtatëkrerësh të mos rrezitej.
Ashtu muzat e poezisë të kishin mësuar
Zhegra, Kosova, Iliria
Të kishin mësuar thinjat e historisë
Odat e Karadakut, djepat e fëmijërisë.
Se ndryshe s’ikte mbretëria e zezë.
S’këputeshin penjtë e Korbit.
Që fole të ndërtonin lejlekët e Jusufit.
Nga plaga të mos dergjej Ashti i Kombit.
