Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritRizah Reshani -ATLETI I RRUFESË SË UÇK-së

Rizah Reshani -ATLETI I RRUFESË SË UÇK-së

Në njëzetë e shtatë vjetorin e rënies së Dëshmorit Skender Salihu nga Mullapolci i Shtimes).

Ti erdhe nga dyert e fakultetit
Atlet i ëndrrave të bardha.
Përpara i dole ortekut .
Në pranverë 98,kampion si dikur në gara.

Në Kleçkë te Komandant Kumanova
Te i pathyeshëm Çeliku, e munde tërmetin.
Te Guri në Rancë, Greiçec, Mulapolc, Jezerc
Me Qerçizin, Zenelin, Rifatin, Sefen,Muhametin.

Kur villte zjarr miltralozi i tij
Predhat si gjyle minahedhësi,Skënderi.
Edhe zogjtë, thonë, këngën e ndalnin
E, me vullkanet tij, bënin seri.

Pushka e tij kur oshëtinte.
Lubitë ndalnin trokun.
E, pêrpara hapeshin portat e shtigjeve…
Kalorësit e Dasmës kur shalonin gjokun.

Se as këngët s’e duronin më robërinë
As përrallat e dala nga legjendat.
Legjendasi, Kosova, kërkonte lirinë
Rreth shtëpive të mos endeshin dhelpërat.

Eu,Skender Salihu, Akili i Rrufesë !
Desantet në luftë, kanë befasira, o Hero !
Kuçedrat natën kanë pesë koka .
Po, i gjallë Ti, sa të ketë njerëz toka !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT