Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritRizah Reshani -BINOMI I HIMNIT TE PASHTRIKUT

Rizah Reshani -BINOMI I HIMNIT TE PASHTRIKUT

Të njëjtin muaj, të njëjtin vit erdhën në jetë
Yje farfuritës të Petrovës, në relievin dardan
Njëri çifteli tjetri sharki, këngë e Prometeut.
Binomi më i mirë në hartën e Atdheut.

Zëri i lirisë kur lëshoi kushtrimin
Fadili hoxhë, xhamisë i dha lamtumirën.
Kadria la librat, mësonjoret e universitetit
Me UÇK u nisën bardhësive të Universit.

U nisën me bekimin e madh të Zotit
Me uratën e nënave heroina, Nexhmie, Naile.
Pllajave të Drenicës, Rancës, Jezercit,….
Atdheut t’ia shkruanin më të bukurat himne.

Neonë në fanar në qerpikët e natzezës
Pashtrikut marshuat n’dimrin e acartë ’98.
Me armët n’shpinë me Kapuçin, roje dritë.
Me nga një cope atdheu, n’ zemra, në shpirt.

Flakadanë të ri, Fadil-Kadri,binomi i Pashtrikut
Nuk pandehnit se zjarrit shpesh i fryn era
Se rrugët përballë bishave janë të pabesa
Veç sinqeritet e bardhësi ishit si bora,si vesa.

Oret e zemrës atë ditë dhjetori u ngrinë
Edhe hyjnitë u zymtuan, thonë atë mëngjes
Ju në kujtesën e kombit po hynit si korife.
Varret lavdinë s’ua zunë, n’ Polac e n’ Shtime.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT