MALËSORËT E JEZERCIT
Të shtunënn zdirgjen nga Jezerci malësorët.
Në Tasjan vijnë për pazaret javore.
Magjinë e trimërisë ma sjellin në shoka.
Shallat rreth plisave me bardhësi bore.
Ma sjelln freskinë e ujit të Gurrës së Kadisë.
Barin erëmirë të Livadheve të Kishës.
Bujarinë e odave me tingujt e çiftelisë.
Këngët për heroizmat e moteve të Bishës.
Gurët e kalasë ua lexoi në rrudhat e ballit.
Thinjat nga vrragët e moteve vrugtina.
Opingat e tyre nga majekreshtat e malit
Gjokset që ndryjnë qindra heroizma.
Trup e tërthor i biem qytetit, të riut e plakut.
Çaj të sertë pimë nën shëllunga duhani.
Shpirtin ma shpalosin, si dikur bri oxhakut.
Për burra urtakë, sërish ka nevojë Vatani.
Të zhgënjyer janë, por jo pesimistë.
Ndjellamirësinë e ujitin në të renë.
Nga fillimshekulli presin një Mendjedritë.
Siç priste dikur Itaka Odisenë.
