Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritRizah Reshani-MARATHONOMAKU I TROPOJES

Rizah Reshani-MARATHONOMAKU I TROPOJES

MARATHONOMAKU I TROPOJES

(Dëshmorit Tahir Sinani nga Tropoja).

Herë Tahir Sinani, herë Tahir Kosova
Dritë po bën nuri yt prej Burri
Shqipëri është Tokëjona
Kah valon me shqiponjë Flamuri.


Në natën e errët të shekullit njëzetë
Kur nënqielli lëngonte nga acari i Karpatave.
Si shqiponjë flutrove nga Bujani i Tropojes.
Me maliher e nagant qukave dhe shpateve.


Zogjëve atë verë iu kishte shter kënga
Lulet po vyshkeshin, pa ujë pa klorofil oborrit.
Jehun e flakës në Qafë të Duhlës në Kosovë.
E solle bashkë me këngët e Fatime Sokolit

.
Kosova është Shqipëri e Shqipëria Kosovë.
Ne jemi si dy brigje të një lumi, të ndara.
Brigjet t’i shembim, ura të ndërtojmë.
Kushtrim lëshoi Gjenerali në male e ara.


Jam nip i Mic Sokolit, nip i Bajram Currit
Plumbit të armikut s’i tutem për besë.
Ç’më duhet jeta pa liri shkrepave të gurit.
Për Kosovë, Luginë e Çamëri, dua të vdes!


Nga Molla e Kuqe e deri në Prevezë.
Është toka jonë, gurë heroizma, varre e fusha
Fëmijët s’do të na e falin pa e çlirue atdheun.
As Prekazi, Reçaku, Gllogjani, Lugina, Tanusha.


Ligjëroi Gjeneral Tahiri, komandant Tropoja!
Hartën duke ia shkruar Atdheut me flurudhë.
Trinomet e ndara i shkrinte në trung.
Detjoni të mos ketë valë, udha asnjë cung.


Me kapedane Mirën, Tetenë, Naserin, Hisen.
Iliridës shkuan t’ia shërojnë do plagë me gjak.
Lisave të Korabit, maleve të Sharrit, Tanushës.
Në kujtesën e kombit hynë si Marathonomakë.


Atë pranverë 2016, kur nuse për djalin mora.
Në Tropojë, pa pasaporta me dasmorë.
Diafragma jote sikur pulsonte ende, si çdo mot
Edhe në dasma e gëzime, edhe në mort.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT