MARSI NË PREKAZ
Sa herë vjen pranvera, Marsi në Prekaz.
Lulet kur bulojnë, pemët çesin sytha
Atje vijmë me vrap në Peligranazh.
Shpirtin pak ta ngrohim, t’ia herrim do lytha
.
Zemrat pak t’i ngrohim në odë të Bacit Rifat.
N’ Kullën e Lavdisë, prush të marrin në Mangall.
Terrinën e syve, ta mjekojmë në Shpat.
Lumin tonë të fjalëve, ta pashisim në Strallë.
Epitafeve të varreve, pluhurin t’ua fshijmë.
Gjunjëve të Ashtit, t’ ua përtrijmë qelizat.
Amanet Uraten Arbnore si ujë kroi ta pijmë
Rrugën të na e ndriqoj si luginën Shndrizat.
Zjarret e Kujtesës, t’i ndezim me shkarpa.
Shandanin e qirinjve, të mos na e rrëzoj Era.
Prushin nëpër grushta e mbajmë sikur shpata.
Dimëra të mos ketë, të ketë veç Pranvera.
