Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritRizah Reshani-KËPUCËT PA KËMBË

Rizah Reshani-KËPUCËT PA KËMBË

KËPUCËT PA KËMBË

Përpara më del Reçaku,Krusha,Meja,Izbica
1700 fotografi në Galerinë e Dhembjes
Shtatë plagë më therrin si shtatë thika
Si bjeshka kur ndien tërmetin e shembjes.


Çdo ditē këta shpirtëra engjujsh
Lirinë tonë si kambana çokisin
Peng mbajnë jetëvdekjet tona
Mugëtira kur bie, mëngjeset kur ndrisin.


Ankthi, ëndrra, dhembja e sfilitur
Frigoriferët me kufoma në rrugën e krimit
Laboratorët e vdekjes si thika ngulitur
Lulet mbetur pa varre dhe epitafe skalitur.


Tirada të thata me duken negociatat
Parlamenti i Shpirtit eshtrat kërkon
Nëna Ferdes përditë në pesë pjatat
Trupat e katër djemëve dhe burrit shpreson.


Borë bie mbi thinjat e nënave
Rrudhat e shpirtit bëhen gremina.
Afshin e dhembjes si t’ua shuaj gjëmave?
Pritja me ngjet në shterngatë me vetëtima.


Shamizeza nuset, mbetur pa nusëri
Vaji përcèllues në buzët si kore.
Gjinjët shterrakë, shtrati pa dashuri
Fëmijët e lirisë, rritur pa dashuri atnore.


Netët më duken të errta pa hënë
Gjarpëri gjurnët fsheh në barin e thatë.
1700 palë këpucë mbetur pa këmbë
Sa e trishtë kjo pritje, sa e gjatë!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT