Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritRizah Reshani-MOS U ÇUDIT MIKU IM

Rizah Reshani-MOS U ÇUDIT MIKU IM

MOS U ÇUDIT MIKU IM

Ti mos u çudit miku im i sinqertë
Përse askush nuk ndien dhimbjen tënde
Telefonin, këpucët, veturën e shtrenjtë
Na e vlerësojnê në mëngjes dhe mbrëmje.


Askush nuk sheh lotët tu të vagëlluar
Trishtimin tim askush nuk e honeps
E s’na pyesin pêr librat që kemi lexuar
Kjo botë djallëzore njeh veç interes.


Ti mos u çudit miku im i mirë
Se pakica janë altruista, të drejtë
Përditë po mbesim pa zemërdlirë
Piramidat e jetës po mbesin shkretë.


Theqafja ty mos të të trishtojë
Fundi një ditë vërtetë do të vie
Dhe Krijuesi të mirët do t’ i shpëtojë
Ujii i detit kur të na hyj në Anije.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT