Saturday, February 28, 2026
BallinaVitrina e libritRizah Reshani-TE LISI NË KODËR

Rizah Reshani-TE LISI NË KODËR

TE LISI NË KODËR

Herë më quajnë Mësues, profë, herë gazetar
Herë poet katundi, ashik fjale në buzpleqëri.
Kënaqem me këto epitete të miqëve të mi !
Hej, të dashur mësues, jam si ju, veç Njeri.


Edhe sot u kënaqa me kalorësit e Kulldritës.
Gurët e themeleve me qumësht, ia lamë.
Myshkun ua hoqëm frengjive dritëholla.
Ortiçe të mos ketë udhëshkronja as njolla.


Te Lisi në Kodër, nën vrushkujt e kafesë
Jetën shpalosëm fleta fletë.
Për Arsimin folëm, për Dimrin, në derë.
Për peizazhet bleroshe në fundverë.


Para nesh natyra madhështore
Si një hero i legjendave, Reçaku i Vokerit,
Shtimja, Petrova, anash Mollapolci, Liria
Shtigjet e rrugës plakë,Via Egnatia.


Perlat e Devetakut,Topilles,Rances,Greiçecit
Nga taverna i shohim si në shuplakē
Dhiaret e kalorësve të Kepit të Qëndresës
Islamin,Fadilin,Kadrinë,Skenderin në Shpat.


Shpalosen si çarçaf i prikës së nuseve
Guri ilir i Gjytetit, porta e mini Mbretërisë
Shpellat mburoja, Llanishti Vetëtimë.
Trinomi i obeliskut,metaforë e Arbërisë.


Flasim për fillinvitin shkollor
Në meditime je, më thotë drejtor Fidani.
Herë me quajnë prof.,herë poet i ri…
Hej, more të dashur, jam si ju, sall Njeri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT