Një kafe t’a pi këtu në ballkon
Ku lumi rrëshqet e këndon,
Valët plot naze vërtiten në gjol
Era fershellen e kujtimet zgjon.
Ja shoqkat e herëshme me mblidhen sërish
Me copat e bukës në duar,
Dhe loja fillon bark a kurriz
I fundit mbyll sytë e rruan.
Në prag shoh nënën me përparëse në brez
Me copën e byrekut në duar,
Është i ngrohtë ajo me thërret
Por unë rri fshehur e s’luaj.
Një kafe t’a pi këtu në ballkon
Ku rri fshehur e vërteta,
Zëri babait në vesh me kumbon
Është lojë e vështirë jeta!
Një kafe t’a pi këtu në ballkon
Ku shpirti shpalos dashuritë,
Disa si flluska plasën s’fluturuan dot
Të tjerat në zemër ngritën çatitë.
Një kafe t’a pi këtu në ballkon
Për plagët që hapur rine,
Për gladiatorët që zemra s’haron
E ngrihen mbi perendite.
Një kafe t’a pi këtu në ballkon
Pa dal te mar dhe një gotë,
Se e shkreta raki të bën të harrosh
E diellin t’a zbret në tokë.
Një kafe t’a pi këtu në ballkon
Në plagë,dhimbje,lot
Kam pasur dhe gëzime gjithsesi
Po…lumturinë se preka dot!
Një gotë me fund t’a ngre në ballkon
Parajsë te me bëhet shtëpia,
Mbretëreshë pa kurorë të ndihem sot
Pa në djall të degdiset lavdia.
