Nënë Tereza
Sigurisht që nuk kishte zbritur nga qielli.
Veçse shpirtin e kishte qiellor.
As planet i vogël ndriçues , nuk ishte.
Por shpirti i saj , kishte rrezatim hyjnor.
Ajo nuk lindi hyjneshë ,
vetë jeta e bëri hyjni.
Se i deshi të gjithë të varfërit e të sëmurët
e botës.
Se kishte në zemër , kaq shumë dhëmshuri.
Nënë Tereza !
Kjo grua e thjeshtë…
nga një familje e varfër ,
nga Shqipëria.
I tregoi gjithë njerëzimit
Se mrekulli…
mbi të gjitha mrekullitë e botës
Është dashuria.
Zemra e saj
Dashurinë për të gjithë të sëmurët e të varfërit
Kudo në botë
Kishte nxënë.
Dhe sot e deri në përjetësi
Gjithë njerëzimi do ta thërrasin
Me emrin e madhërishëm
Nënë !
Ajo ju dha dritë nga shpirti i saj
Të gjithë të sëmurve , kudo në botë
Për t’i shëruar.
Ajo ju dha dritë nga shpirti i saj
Të gjithë të varfërve , kudo në botë
Për të buzëqeshur…
Për të jetuar.
Zemra e shpirti i saj
Dashurinë për të gjithë të sëmurët e të varfërit ,
Kudo në botë…
Kishte nxënë.
Dhe sot e deri në përjetësi
Gjithë njerëzimi do ta thërrasin
Me emrin e madhërishëm
Nënë !
Ajo në përjetësi do të shpërndajë
Dritë hyjnore
Ajo në përjetësi do të rrezatojë
Dashuri njerëzore
Ajo në përjetësi do të na përkëdhelë
Me përkëdhelje prindërore
Nënë Tereza…
Hyjnesha Arbërore.
