Monday, March 16, 2026
BallinaLajmeRrahu gruan e tij, arrestohet një i dyshuar në Suharekë

Rrahu gruan e tij, arrestohet një i dyshuar në Suharekë

Rastet e dhun në familje janë rastet të cilat raportohen pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës. Poashtu, këto raste vazhdojnë të mbesin sfidë për institucionet e vendit.
Një rast i dhunës në familje është raportuar dje rreth orës 12:38 në Stacionin Policor në Suharekë, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se një person i dyshuar ka ushtruar dhunë fizike tek bashkëshortja e tij, si pasojë viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Policia e Kosovës në Suharekë ka arrestuar personin e dyshuar, të cilin me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT