Rrënqethje prekjesh
Mendimet i zura onde
ondet duar që përdridheshin
bukle
mes gishtërinjsh
Ku një dore
doja të më dhuronte
një trēndafil dëshirash
E kuqja e gjakut i mungonte
po prapë e doja
t’më mbushte
me aromë
dashnie të munguar
Mbushur ditësh të lugëta
e netēsh të mysēta
dëshirash
që rrëshqasin
nga hëna mbi yje
e më bien mbi krevat
e më trembin
dhe pse janë tē mijat
Dora tjetër të ndezë dritën
e shpirtit që trembet
nga shkallmime të frikës
qē s’tē kam
E një dorë t’më varë një varëse
në qafë
plot me puthje
me perla buzēsh
që hapen e mbyllen
vezulluese pritjesh
E te gjitha t’më mbulojnē
me rrënqethje prekjesh
që shtangin…
V.Kolaveri
