Numër i lartë i rasteve me koronavirus janë konfirmuar edhe sot në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njofton për 341 të infektuar në 24 orët e fundit,
Këto shifra kanë dalë nga 1.165 mostra sa janë testuar gjithsej.
Dje janë dhënë 78 vaksina anti-Covid.
Aktualisht, numri i rasteve aktive është 1521.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ditëve të fundit ka bërë thirrje thirrje të vazhdueshme për qytetarët që të tregohen të kujdesshëm për t’iu shmangur infektimit me bartjen e maskave në ambiente të mbyllura.

