Sunday, December 28, 2025
BallinaLajmeRTK’ i ka 86 mijë euro borxh një kompanie të quajtur ‘TV...

RTK’ i ka 86 mijë euro borxh një kompanie të quajtur ‘TV Diaspora’, për të cilën nuk gjendet kontrata

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere është duke u shqyrtuar raporti i punës se RTK-së për periudhën tetor-dhjetor për vitin 2021.


Në këtë komision u tha se RTK-ja i ka 86 mijë euro borxh një kompanie të quajtur “TV Diaspora”, për të cilën nuk gjendet kontrata, dhe nuk po dihet pse është ky borxh.

“Sa i përket borxhit ndaj TV Diasporës, kam kërkuar një lloj sqarimi shtesë. Duket se nuk ka pasë asnjëherë kontratë me këtë kompani, kështu që ne do ta shikojmë sërish sepse duket e palogjikshme që RTK-ja.. përmbaruesi të hyj në RTK të marrë fonde për një kompani e cila nuk ka kontratë të nënshkruar. Do të thotë, do të duhet ta rishikojmë edhe njëherë mundësinë se si të kthehemi në proces gjyqësor sepse duket e padrejtë dhe e palogjikshme, po ashtu e pabazuar në ligj që ne të paguajmë për diçka që nuk ka firmë të nënshkruar nga askush”, tha Shkumbin Ahmetxhekaj, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së,

Ahmetxhekaj, theskoir se nuk ka kontratë të nënshkruar për këtë borxh dhe se nuk ka bazë ligjore që televizioni të paguajë për diçka për të cilën nuk ekziston kontrata./

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT