Në çdo shesh,në çdo shkollë,
atmosferë kuqezi,
fëmijët rrugët zbukurojnë,
shqipet sjellin hijeshi.
Kuq e zi ngado shikon,
shqipet festë si asnjëherë,
81-vjet pa këmbë pushtuesi,
113vite, shqipe me vlerë.
Që nga jugu në veri,
në mbarë botën anembanë,
ku shkel këmba e shqiptarit,
kuq e zi, për Shqipen mëmë.
Sa shkëlqimtare kjo ngjyrë,
porsi diell,rrezezjarr,
ngjyra e gjakut të të rënëve,
Shqipes mëmë iu bënë fanar.
