Ndër sytë tanë
rriten dhjetra breza,
ç’mrekulli,kur dhjetra sy
shikojnë,
sa emocion,
furishëm
kur rreh zemra,
kur këto filiza,
dije nga ti kërkojnë.
Ndër sytë tanë,lulëzojnë,
fluturojnë,
një fluturim,
me krahët që u dhamë,
bashkë me prindërit,
mirënjohje për ne kanë,
e kaq mjafton,
që lodhjen ta largojmë.
