Monday, March 9, 2026
BallinaUncategorizedRubjana Nika-Nëna ime

Rubjana Nika-Nëna ime

Të shkruaj për ty s’e kam të lehtë
e vargu të bindet s’do,
ta mbush me vargje pambarim
këtë fletë,
zemra shumë dëshiro.
Të mbush me radhë këtë fletë,
si mbushe jetën time me kujtime,
me fjalët më të bukura
e më të ëmbla,
siç je dhe vetë o nëna ime.
Ta mbush me lule këtë fletë,
se fjalët e bukura ku t’i gjej,
çdo germë e fjalë të kësaj vjershe,
në perla të t’i kthej.
Çdo gjë për ty dua të bëj,
por e di mundohem kot,
gjithçka që bëre ti për mua,
unë nuk arrij ta bëj dot.
Më je e dashur,më je e shtrenjtë,
se jetën ma dhurove,
je më e mira,më e ëmbla,
se jetën ma ëmbëlsove.
Ndaj tjetër gjë s’mund të shkruaj,
o nëna ime e mirë,
çdo gjë te ti mbetet hyjnore,
e çiltër dhe e dlirë.

Jo vetëm për nënën time…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT