Sa herë kam qarë
veç pse jam vajzë
kur egër më goditi jeta,
për fatin tim të pafat,
në fshehtësi rënkonte zemra.
Sa herë kam qeshur
se jam vajzë,
kur fati më përkëdheli ëmbël,
ndihesha me fat,e vlerësuar,
sa mrekulli në shpirt e zemër.
Sa herë kam rënkuar dhimbshëm ,
se grua më kish dhënë zoti,
në ditët e mia më të trishta,
i nxehtë-valë rridhte loti,
Sa herë përjetova mrekullinë,
kur fati mirësisht më bëri nënë,
në qiej ëndrrash fluturoja,
isha me diell e me hënë.
Sa herë lotova netëve të gjata,
mallit që digjte ,për gjakun larguar,
pse,kur provova mrekullinë,
tani të ndihem e dëshpëruar?!
Sa herë vuaj se jam femër,
historikisht paragjykuar,
Sa mirë,sikur të isha djalë,
ndryshe jeta do ishte shijuar.
Sa herë mendoj mendjedyshuar,
burri e gruaja janë shokë përjetë.
Përse kjo “luftë”e pashpallur,
kur fatin njeriu e bën vete!
