Vajton sërish Ajkuna,
mbi varrin e njomëzakut,
vajtim që klith ndër shekuj,
me oiii,e ligjerime,
por njomëzakut jetën
nuk ia grabiti hasmi,
vetë jetët e njomëzakëve
po bëhen copë e grime.
Vajtimet s’kanë mbaruar
për Ajkunat e shqipes,
përcjellë ndër breza e shekuj
si trashëgimi,
dhe hëna e nxirosur,
dhe dielli rrezeshuar,
dhimbjes së pashoqe
i bëjnë shoqëri.
Dhe sa Ajkuna fatzeza
do qajnë me ligjërime,
mbi varre njomëzakësh
mes vetesh prerë e vrarë,
Gjer kur mes nesh do vlojnë
inatet,hatërmbetjet,
e jetën ta zhvlerësojmë,
të lemë “hak pa marrë”
