Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritRubjana Nika-Yni përjetësisht

Rubjana Nika-Yni përjetësisht

Je i yni,jo i huaj,
Ti je Arbër,je Shqiptar,
Kryetrim i kryetrimave,
prijës i shqiptarisë mbarë.

Gjithëkush ty të lakmon,
historikisht të ka lakmuar,
të fitojnë nam e famë,
historinë kanë ndryshuar.

Greku thotë: Është i yni.
Edhe serbi gjithashtu,
je shqiptar e bir shqiptari,
vendi yt është këtu.

Arbërinë lartësove,
me forcën e mençurinë,
fatkeqësi ish për kto troje,
vdekja jote, për njerëzinë.

Sot me ty të gjithë shqiptarët,
ballëlart mburren,krenohen,
në çdo cep të globit mbarë,
buste ngrihen,këngë këndohen.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT