JU VËRTETË NUK I NDJENI DHIMBJET E MIA
(I bashkohem dhimbjes së nënës Ferdonije)
1.
Në tryezë e vetmuar unë po pres
Me lot në sy e dhimbje në shpirt
Zemra po me dhemb për dhimbjen
Për dashurinë e fëmijëve dhe burrit
Pres çdo ditë e sytë i mbaj ka dera
Çdo ditë pres të me vinë djemtë.
Malli me ka marrë e fotografin ju mbaj
Në murin tim të përgjakur
A ka njeri në këtë tokë që me kupton ?
Qe i ndjen dhimbjet e mia që i kam sot
Këto dhimbje i mbaj përditë e përmot
Në çdo përvjetor pres me pika gjak e lot.
2.
Ata që na vranë po shëtitin të lirë
Vinë këtu në tokën ku bërën krimin
Jo nuk i lejon dhimbja ime e malli im
O Zot dua drejtësi për të kidnapuarit
Ju motra dhe vëllezër që jeni duke heshtur
Ju vërtetë nuk i ndjeni këto dhimbjet e mia.
Ju në tryezat tuaja hani e pini me fëmijë tuaj
Unë e mbyllur brenda katër mureve duke prit
Sa e rëndë jeta varrin nuk ju di o djemtë e mi
As ty dashuria ime e babai i fëmijëve të mi
Unë po bëhem e fortë dhe po pres eshtrat tuaja
Nuk dua të vdes deri sa të di ku ju bënë varrin.
3.
Varri juaj nuk me le qe t’i mbylli këta sy
Dua t’ju sjelli një lule mbi gurin e bardhë
Dua t’ ju mbuloj trupin me flamur kuqezi
Dua t’ ju fali tek varri dy pika loti për pritje
Sot pritja është lidhur me litarin e harresës
Harresa është prangosur me dhimbjet e jetës.
Unë nëna Ferdonije duke qëndruar e heshtur
Trupi me është ngrirë duke vajtur për pritjen
Sytë kanë filluar të më verbërohen nga lotët
Zemra ime çdo ditë po i pakëson të rrahurat
Shpresat me janë vyshkur që do vini o bijtë e mi
Nuk dua të vdes derisa të ju shoh nga një varrë
E pastaj t’i mbylli këta dy sytë e mi …

