Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritRudina Muharremi Beja-A THUA...?!

Rudina Muharremi Beja-A THUA…?!

A THUA…?!

Grisa nga kalendari dhe një tjetër fletë,
Dimrin befas ndjeva të trokasë…
Përmes thuprash të zhveshura gjethet sapohumbur,
flokëve të bardhë të agut
e rrënqethjes sime nën këtë qiell të memec,
që ditët numëron e flak.


Njerëzit mbrëmjet me ngut nxitojnë t’i veshin,
atmosferën të ndezin për ndërrimin e viteve,
me duar eshtake mbi një gotë verë,
përhumbur melankonive,
pa miq…
A thua mes të gjallëve nuk dimë më të duhemi…?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT