Friday, March 20, 2026
BallinaVitrina e libritRudina Muharremi Beja-Desha të shkruaj…!

Rudina Muharremi Beja-Desha të shkruaj…!

Desha të shkruaj për ty atë
është dita e baballarëve sot,
por shkronjat kurrsesi s’ mu lidhën në fjalë
e as fjalët në varg,
ndonëse s’kam mundur kurrë të shërohem
prej mungesës tënde që më rri lak

Dëshpërimi i fëmijëve të pafajshëm më pushtoi
që etërit vijojnë t’i humbasin në luftë,
mospërfillja e karrocierëve të paqes më hidhëroi
dhe pëllumbat me krahë të ngurtë…

Më trembën qiejt që shkundin dënesë
supet e ngushtë s’mbajnë dot këtë barrë
më dhembën sytë e rrëmbushur me lot
të vlagët e të zymtuar nga kjo lojë e marrë

Me hapin e ngadaltë çapitem në heshtje
në veshë më zhurmon fëshfërima e pemëve
ndërsa tej fëmijë të tradhëtuar rroposen
me sytë e kapsallisur presin fundin e urrejtjeve

Më fal atë !
Desha të shkruaj, por s’munda sot!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT