Tuesday, March 3, 2026
BallinaVitrina e libritRudina Muharremi Beja-DILEMASH PËRKUNDUR

Rudina Muharremi Beja-DILEMASH PËRKUNDUR

DILEMASH PËRKUNDUR

Kuptuam se s’ jemi mosha që kemi,
as rrobat që veshim,
e as ajo që mundëm të mbledhim si milingonat që s’reshtin.


Po ç’jemi vallë?!
Ne,
qenie të habitshme,
përkundur dilemash


Nga vijmë?
ku shkojmë?
Këtij universi,
udhëtarë pa busull


thellësive të pambarimta,
kryqëzimeve të errta,
pragjeve të fshehta…
Mrekullish e misteresh,


ku vetëm një besim i sinqertë,
kurajoja për të gabuar,
përulësia për t’u kthyer mbrapsht,


ca libra, një grusht miqsh,
apo ndonjë këngë kënduar me zë të lartë,
mund të na shpëtojë e degdisë në harrim!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT