FUND VITI
Zbriti dhe i fundit mëngjes i vitit
mbi qytetin e paqtë
më pret i ftohti përtej xhamave
mbi rrudha meridianësh dhimbje e botës fle.
Tabela,
kafene,
afishe stacionesh
lamtumira që vdesin poshtë binarëve
rrokaqiqjtë të dehur janë
dhe njerëzit kërrusur prej dhimbjes.
Ku shkojnë fytyrëngrirë
si zogjtë e qyqes shpërndarë
nxiton një shkrepëtimë
qiellin e hirtë çan.
S’më ngrohin shpirtin
fasadat lajkatare
as parqet,
as dyqanet që presin
dita – ndriçimin tret larg
e mua më mbyt një mall…
U zgjova dhe sot
nga kënga e trishtë e këmbanave
I fundit mëngjes zbret qytetit të paqtë
acari më pret përtej xhamash
Dhe dollia ogurbardhë në mesnatë.
